Skandaloze: Njeriu i listës së zezë amerikane shoqërues i Ali Ahmetit në Bled të Sllovenisë

by admin
Spread the love

Dështojnë tentativat e funksionarëve të lartë të BDI- së, për ta fshehur praninë e kryetarit Ali Ahmeti në Forumin Strategjik të Bled-it.

Ishte kryeminstri malazez, Dritan Abazoviq që nxorri lakuriq Bujar Osmanin dhe Artan Grubin e BDI-së, duke shpalosur fotografi, që këta funksionarë si vetë dhe Ali Ahmeti nuk dëshironin ti shifnin.

Në njërën fotografi që nuk është edhe aq problematike shihet prania e z Ali Ahmeti duke u përshëndetur me Dritan Abazoviqin, kurse në fotografinë e dytë shfaqet figura e njeriut që u tha se ka ngrirë aktivitet partiake në BDI, Ramiz Merko i listës së zezë amerikane, i shoqëruar nga zv/kryeministri Artan Grubi.

Edhe pse kohë më parë vetë z. Grubi në një prononcim televiziv deklaroi se Ramiz Merko ka ngrirë aktivitetin e tij politik në BDI, megjithatë shihet buzëqeshur në krah të Grubit !

Prandaj me të drejtë opinion mund të vlerësoj se nuk është hera e parë që eksponent të lart të BDI-së, ndryshe deklarojnë në publikm dhe ndryshe veprojnë në realitët duke mashtuar qytetarët!

You may also like