Skandali i Vuçiq, si e porosit gazetaren t’ia bëj pyetjen për Maqedoninë

by admin
Spread the love

Kanali serb në YouTube “Kryengritja Ekologjike” publikoi një audio incizim të vitit 2017, në të cilin dëgjohet qartë Aleksandar Vuçiq duke i thënë gazetares Branka Gjukiç, ish-drejtoreshë e Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit, se çfarë pyetje t’i bëjë atij, përcjell INA.

Pyetja e porositur e Vuçiqit i referohet zhvillimeve të marsit të vitit 2017 në Maqedoninë, kur kishte protesta dhe trazira të dhunshme që organizoheshin nga pushteti dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Vuçiq dëgjohet duke mësuar gazetaren si ta bëj pyetjen dhe si ti drejtohet, duke i kërkuar disa herë ta përsëris. Vuçiq atëkohë përkrahte fuqishëm Gruevskin dhe Qeverinë e tij.

You may also like