Skandal në Kosovë, mësuesi puth në klasë nxënësen 12-vjeçare, arrestohet sapo kthehet nga ekskursioni në Shqipëri

by admin
Spread the love

Një skenë tepër e rëndë është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues, i madh në moshë, shfaqet duke puthur në buzë (me forcë) një nxënëse 12-vjeçare.

Pamjet janë publikuar nga mediat kosovare, sipas të cilave, mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë.

Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë. Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

Mësuesi i akuzuar, Valentin Selmanaj

Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.

You may also like