Skandal, ҫ’po ndodh në PD? Persona të maskuar si hajdutë heqin në errësirë logot e FRPD

by admin
Spread the love

Sërish lëvizje, natën në errësirë përreth Partisë Demokratike, ku persona të dyshimtë, me kapuçë në kokë si hajdutë, kanë larguar pak minuta më parë logon e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.

Denoncimi është bërë nga kryetari i FRPD dhe deputeti Belind Këlliçi i cili ka publikuar në Facebook edhe videon nga ky moment dhunimi i selisë së demokratëve.

Heqja e logove të FRPD vjen pas bunkerizimit që iu bë selisë së demokratëve duke ndërruar dyert dhe vendosur dyer të blinduara, për të mbajtur jashtë selisë me dhunë demokratët.

Postimi i Këlliçit:

Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!
Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.
Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.
Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00”, shkruan ai.

You may also like