“S’kam më fuqi për të udhëhequr”, dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re!

by admin
Spread the love

Nuk më ka mbetur më energji për të drejtuar vendin; ky ishte argument me të cilin Jacinda Ardern, e konsideruar një yll në rritje i politikës globale, dha papritur dorëheqjen nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re.

Zëvendesimin e saj, ligjvënësit e Partisë Laburiste do ta hedhin në votim të dielën. Edhe pse për një kohë të gjatë u konsiderua një lidere mjaft e dashur prej popullit të saj, sondazhet e fundit treguan se partia e Ardenit përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. 42-vjeçarja mezi i mbajti lotët teksa rrëfeu se peshën e madhe të këtyre 6 viteve në pushtet. Gjatë pushimeve verore, u shpreh ajo, pata kohë për të analizuar të ardhmen me shpresën se do të gjeja energjinë për të vazhduar.

“Fatkeqësisht nuk e gjeta, dhe do t`i bëja një shërbim të keq Zelandës së Ee nëse do të vazhdoja të qëndroja në këtë post. Vitet që kalova në drejtim kanë qenë më të përmbushurit e jetës sime, por udhëheqja e vendit në kohë krizash ishte shumë e vështirë. Këto ngjarje kanë lënë gjurmën e tyre në mënyrë të vazhdueshme”.

Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt. Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të kalojë tek anëtarësia. Kur u zgjodh në krye të ekzekutivit në 2017-tën, Ardern ishte vetëm 37 vjec, cka e bëri gruan më të re në botë që merrte frerët e një qeviere. Ajo kaloi nëpër sfida të mëdha nga pandemia e koronavirusit, tek të shtënat në xhamitë në Krajstçërç, dhe një shpëerthim vullkanik, e pati mjaft vlerësimë për mënyrën sesi i menaxhoi situatën. Megjithatë masat e rrepta kundër koronavirusit ngjallën dhe shumë pakënaqësi dhe uljen e popullaritetit tani, e përshkroi dhe vetë si cmimin që u desh të paguajë Qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurtë gjatë pandemisë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like