S’ka kërkesa për marrje me qera të burgjeve – KMDLNj paralajmëron pengesa për anëtarësim në KE

by admin
Spread the love

Danimarka do të paguajë qera për 10 vjet
210 milionë euro për sistemimin e të burgosurve në Kosovë.

Por në Shërbimin Korrektues të Kosovës
deri më tani nuk kanë pasur kërkesa  të
tjera për marre me qera të burgjeve, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Ismail
Dibrani, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues

Ai në një intervistë për Ekonomia Online
tha se jo vetëm
për shkaqe financiare, por edhe trajtimi i dinjitetshëm i të burgosurve janë
arsyet që Mbretëria e Danimarkës ka zgjedhur Kosovën për transferimin e të burgosurve.

“Realisht ne nuk kemi pranuar kërkesa vetëm atë keni
parë edhe ju nëpër media. Përzgjedhja e Danimarkës nuk është bërë vetëm për shkaqe
financiare por Danimarka Kosovën e ka përzgjedhur edhe për shkak të trajtimit
të dinjitetshëm dhe raporteve ndërkombëtare që vlerësohet se Kosova në aspektin
e trajtimit të dënuarve ka rritur standardet më të larta Evropiane. Ne në shumë
tryeza e konferenca ndërkombëtare merremi edhe si shembull i suksesit sa i
përket trajtimit të dënuarve po sigurisht që në këtë aspekt ne do të përfitojmë
të mira materiale sepse kostoja e kësaj marrëveshje është 21 milionë euro në
vit. Për 10 vite do t’i fitojmë 210 milion euro, 6 vite në vijim shfrytëzohen
për energji të ripërtërishme dhe 15 milion euro do të shfrytëzohen për SHKK”.

Ai thotë se momentalisht i kanë 800
vende të lira në burgje, duke shtuar se me strategjinë zhvillimore të ShKK-së
kanë paraparë mbylljen e dy qendrave të paraburgimit në Pejë dhe në Prizren, me
ç’rast do të ndërtohet një qendër e 
vetme e paraburgimit.

“Për momentin kur po flasim ne, vetëm sot i kemi
afër 800 vende të lira por në strategjinë zhvillimore të SHKK është paraparë
edhe mbyllja e dy burgjeve që është lajm i ri, është në diskutim e sipër.
Domethënë që të mbyllet qendra e paraburgimit në Pejë dhe në Prizren e do të
ndërtohet një qendër e re e paraburgimit ku kapaciteti do të jetë më i madh.
Edhe pse edhe për sot kur po flasim ne kemi kapacitete të mjaftueshme për këta
të dënuar që i kemi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të cilët do të
shpërndahen në qendra tjera”.

Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut
(KMDLNj) thotë se Ministria e Drejtësisë në vend më shumë po interesohet se si
t’ua përmirësojë kushtet të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka se sa atyre
që janë në vendin tonë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë e
kam një përshtypje se më shumë po angazhohet se si t’ua përmirësojë kushtet
atyre të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka, ata kriminelët që i ka blerë
ose ia ka shit Danimarka Kosovës 300 vetë e që do ti dërgojnë në qendër të
paraburgimit në Gjilan se sa që po investohet për të burgosurit këtu që janë
brenda Kosovës”.

Shala shpreson dhe uron që kjo marrëveshje të dështoj pasi sipas tij, është
e papranueshme që në kuadër të shtetit të jenë dy sisteme korrektuese e se do
të krijonte probleme edhe tek Këshilli i Evropës.

“Mirëpo Kosova e ka bërë një gabim të madh, një marrëveshje me
Danimarkën e cila KLMDNj shpreson dhe uron të dështoj sepse danezët thuajse po
e dështojnë këtë marrëveshje sepse Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqje dhe
është dashur edhe nga ana jonë të ketë një përgjigje për atë. Tash edhe për
Këshillin e Evropës është e papranueshme që në kuadër të shtetit t’i kemi dy
sisteme korrektuese. Dy sisteme të kundërta në trajtimin e personave të privuar
nga liria. Mendoj se në qoftë se shkohet paralelisht të siguroni kushte
optimale apo maksimale për 300 të burgosur që Kosova i ka bërë, apo i ka shitë
Danimarka Kosovës i ka gjuajtur si teprica. Asnjëri prej tyre nuk është shtetas
i Danimarkës, krejt janë shtetas të shteteve të tjera të cilët Danimarka nuk i
do dhe nuk ka mundur t’i sistemoj”.

Shala pesimist edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e
Evropës, kjo edhe për shkak të një varg problemesh të tjera, raporton EO.

“Sigurisht gjatë ecjes për anëtarësim për Këshill të Evropës edhe pse unë jam skeptik për KE. Kosova para një viti, dy vite as që do të vjen në radhë për Këshill të Evropës, natyrisht që do të ketë ndryshime ligjore. Në qoftë se ratifikohet kjo marrëveshja me Danimarkën, këtu do të ketë ndryshime ligjore se në njëfarë mënyrë po prek sovranitetin e shtetit. Po, natyrisht që do të ndryshon ndonjë ligj po, ndryshimi i ndonjë ligji eventual për Kosovën dhe për të burgosurit në Kosovë vetëm i bënë mirë Kosovës dhe vetëm i bënë mirë të burgosurve dhe Shërbimit Korrektues”. 

You may also like