Sipas Dojna Memës, kjo është gjëja më e çuditshme që ka parë deri tani në Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Dojna Mema është një nga gazetaret e moderatoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi është bërë edhe nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Nolan Sol.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku herë pas here, veç momenteve të bukura që ndan me familjen e saj, ajo jep edhe mendimet e saj lidhur me tema të ndryshme. E kështu, Dojna ka treguar përmes Instastory-ve të ndryshme se kohë të veçantë i kushton edhe edicionit të dytë të Big Brother VIP 2.

Në një nga postimet e saj të fundit, ajo na ka treguar një moment që duket shumë humoristik, të cilin ajo e ka quajtur edhe si shumë të çuditshëm. Dhe kjo kishte të bënte pikërisht me mënyrën se si po flinte gjumë një nga banorët e shtëpisë, Amos Zaharia.

E ajo çfarë e ka bërë të çuditshme këtë moment ishte pikërisht mënyra se si ai ishte mbuluar me batanije, duke mbuluar thjesht kokën dhe këmbët. “Epo pashë edhe mbulimin më të çuditshëm me batanije në 5 ditë BBVA” – shkruan Dojna Mema në postimin e ndarë në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse moderatorja do të rikthehet sërish të drejtojë emisionin e së dielës në Top Channel, ‘Big Brother Fan Club’ apo ky program do t’i besohet dikujt tjetër.

You may also like