Sion në krizë rezultatesh, tifozët djegin fanellën e Balotellit

by admin
Spread the love

Moment shumë i errët për Sion-in në kampionatin zviceran! Humbja 4-0 në shtëpi kundër St. Gallen bëri që Sion të qëndrojë në vendin e nëntë ose të parafundit në renditje, vetëm një pikë më shumë se Winterthur e fundit (një pozicion që do të detyronte një play-off me skuadrën që renditet e treta në ligën e dytë duke qenë se dy të parat do ngjiten direkt, pasi nga viti 2024 në Zvicër liga kryesore do të ketë 12 ekipe).

Zemërimi i tifozëve u shpreh veçanërisht ndaj Mario Balotellit, i cili është edhe kapiteni i Sionit. Në fund të ndeshjes një fanellë me numrin 45 u dogj në tribune, me tifozët që kërkon largimin e tij

Sulmuesi italian ka luajtur deri më tani 12 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola, tre nga të cilat nga pika e bardhë e penalltisë, zero asistime dhe ka marrë gjashtë kartonë të verdhë, ndërsa Sion ka grumbulluar 22 pikë nga 5 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje, por skuadra e drejtuar nga Fabio Celestini nuk ka marrë një fitore që nga mesi i tetorit në takimin (2-0 në Lucern). Që atëherë, një seri prej shtatë humbjesh dhe katër barazime me eliminimin nga kupa kombëtare në mes, kanë qenë rezultatet e marra nga Sion.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like