Sindikatat e fermerëve në Francë vendosin pezullimin e protestave – Shqip

by admin
Spread the love

Vendimi për të hequr bllokadat në rrugë erdhi pasi qeveria franceze njoftoi një paketë të re masash

Dy sindikatat kryesore të fermerëve të Francës kanë vendosur që të pezullojnë protestat dhe për të hequr bllokadat në të gjithë vendin, por kanë theksuar se lëvizja do të vijojë. Kryeministri francez, Gabriel Attal ofroi një sërë masat të reja për fermerët që përfshinin 150 milionë Euro për fermerët blegtoral.

Autoritetet në Francë liruan 79 fermerë që u arrestuan pas një proteste në tregun e ushqimit me shumicë Rungis, më i madhi në Evropë, në veri të Parisit. Fermerët francezë që protestojnë kundër pagave të ulëta, taksave të larta u kthyen nga Brukseli me shpresën për rregullore më të ndershme sipas tyre për sektorin e bujqësisë.

Sektori bujqësor i Evropës po përballet me një krizë të madhe dhe duhet të ndryshojë “thellësisht” rregullat e tij, tha presidenti francez Emmanuel Macron në Bruksel, duke ripohuar se Parisi është kundër arritjes së marrëveshjes së tregtisë së lirë Mercosur me vendet e Amerikës Latine.

“Ne duhet të kemi më shumë politika të thjeshta bujqësore që marrin parasysh më tej nevojën për të prodhuar më shumë që e bën këtë duke ruajtur konkurrencën e ndershme, duke ruajtur të ardhurat e fermerëve. Nga sot, siç janë draft tekstet, Franca kundërshton dhe do të vazhdojë të kundërshtojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Amerikën Latine. Kjo është ajo që i kam kërkuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen që tani të punojë në një rishikim strategjik.”

Mbetet për t’u parë nëse fermerët do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. BE-ja ka njoftuar ditët e fundit një përjashtim të përkohshëm nga rregullat që kërkojnë që disa toka bujqësore të lihen djerrë, një nga kërkesat kryesore të fermerëve francezë. Blloku gjithashtu mund të kufizojë importet e disa produkteve bujqësore ukrainase, mbi të cilat tarifat u ulën pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022.

Klan News

You may also like