Sinan Vllasaliu del para gjykatës, ja për çfarë akuzohet

by admin
Spread the love

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, Sinan Vasalliu ka dalë para gjykatës këtë të premte, pas akuzës se ai ka dëmtuar shtetin me rreth 24.270 euro, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015. Ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Kosovës.

Sipas asaj që transmeton “Klan Kosova”, me nisjen e seancës gjyqësore, prokurorja Elza Gashi ka lexuar aktakuzën në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe këngëtari ka deklaruar menjëherë pas leximit të aktakuzës, duke thënë se është i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Dhe për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

You may also like