Simeone kërkon ndihmën e publikut

by admin
Spread the love

Për shumë është cilësuar si çerekfinalja më pak interesante, por ajo Atletikos së Madridit dhe Dortmundit parashikon “xixa”. Bëhet fjalë për dy skuadra me futboll të ndryshëm, por plot intensitet dhe me një publik të jashtëzakonshëm.

Pikërisht ndihmën e publikut dhe të yllit Grizman ka kërkuar Diego Simeone para ndeshjes kundër Dortmundit.

SIMEONE – “Dortmundi është rivali më i vështirë që kemi përpara. Mendoj se kemi marrë shumë informacione nga Vitsel për mënyrën sesi luajnë, për pikat e forta dhe të dobëta.

Nga sa di, në katër muajt e fundit nuk janë mundur asnjëherë jashtë fushës së tyre. Janë një skuadër që e interpretojnë në mënyrë shumë të mirë kundërsulmin, prandaj ky është një paralajmërim për ne. Po ashtu janë një skuadër që ka si pikë të fortë lojën në ajër. Nga tetë ekipet çerekfinaliste,

Dortmundi është skuadra që luan futbollin më intensiv. Prandaj duhet të jemi në maksimumin tonë, na duhen të gjithë. Na duhet publiku, na duhet Grizmani më i mirë”, tha Simeone.

TERZIÇ – Ndeshjen e ka komentuar dhe trajneri i Dortmundit, Edin Terziç. “Ne do ta bëjmë atë ashtu siç kemi bërë në të kaluarën në Spanjë.

Ne kemi mundur të fitojmë përvoja me ekipe të klasit të lartë, por ajo që po ndodh tani është e ndryshme nga faza e mëparshme Në Sevilje dihet që nuk është e lehtë të fitosh dhe ia dolëm.

Nuk është vetëm atmosfera në stadium. Ne do të përpiqemi të ruajmë atë që na ka dhënë sukses në ndeshjet e fundit.

Dy vite më parë isha këtu në ndeshjen kundër Mançester Sitit dhe kishte një atmosferë të mrekullueshme. Do të jetë shumë e vështirë”.

You may also like