Simeone: Faktet sot ishin kundër nesh, kundër Interit do luajmë deri në “vdekje”!

by admin
Spread the love

Pas humbjes 2-0 ndaj Cadiz, trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone bëri analizën e kësaj sfide, por edhe të skuadrës në përgjithësi.

Në prononcimin për mediet tekniku i “colchoneros” u shpreh se ekipi duhet të prodhojë në ndeshjen në transfertë njësoj si në shtëpi.

Ndeshja filloi mirë, me entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të prodhuar raste, më pas kundërshtarët shënuan gol në rastin e parë dhe ndeshja ndryshoi. Ndihem sikur ekipi po jep gjithçka, por unë nuk po gjej atë që duhet. Ekipi duhet të prodhojë në transfertë si në shtëpi, të vazhdojë të punojë dhe të durojë kritikat që vijnë dhe që janë gjithashtu të drejta”-tha fillimisht ai.

Më tej, i pyetur për ndeshjen e së mërkurës kundër Inter-it në Champions League, tekniku theksoi se ata do të luajnë deri në vdekje.

“Nuk kam asgjë për të thënë, faktet sot ishin kundër nesh. Duhet vetëm të përgatitemi. Lojtarët dhe unë do të luajmë deri në vdekje, duke ditur forcën që ata kanë”-deklaroi Simeone.


Top Channel

You may also like