Siguria e fëmjëve, “Të vegjlit të mbrohen me ligj” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ligji për mbrojtjen e fëmijës nuk po gjen zbatim. Kështu të vegjëlve në vend nuk po u respektohen të drejtat ashtu siç parashihet. Kjo u bë e ditur në një tryezë nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijës në Kosovë (KOMF).

“Ka nevojë për një vetëdijesim dhe mobilizim shumë të madh të institucioneve dhe fuqizim të kapaciteteve drejt zbatimit të këtij ligji. Kjo ka qenë edhe iniciativa që kemi marrë bashkë me Zyrën për Qeverisje të Mirë bashkë edhe me mbështetjen të zyrës për UNICEF”, deklaroi Donjeta Kelmendi, Drejtoresha e KOMF-it.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se deri më tani janë aprovuar vetëm 6 akte nënligjore  nga 18 sa janë gjithsej të përcaktuara. Sipas tij nuk ka as ndëshkueshmëri për mos zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Megjithatë Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, u zotua se po punohet që ligji të ketë zbatueshmëri.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, tha se prej hyrjes në fuqi të ligjit për fëmijët, kanë qenë të fokusuar në implementimin e tij.

You may also like