Si “valë të vogla”, pse krijohen këto shenja tek thonjtë? – Shqip

by admin
Spread the love

Zakonisht kur i referohemi thonjve ose gishtave tanë në përgjithësi, do të flasim për një manikyr të ri që duam të provojmë. Megjithatë, trupi ynë ka mënyra të veçanta për të “sinjalizuar” mbi çfarë po ndodh brenda organizmit. Një tregues i tillë shëndetësor ndonjëherë mund të jetë edhe gjendja e thonjve tanë.

Përshembull kemi dëgjuar shpesh të na thonë se nëse vërejmë pika të bardha te thonjtë, atëherë kemi nevojë për kalcium. Por, ka dhe disa shenja të tjera si në foton e mëposhtme që mbase ne nuk i vëmë re. Duken si “valë” të vogla dhe në disa raste tregojnë probleme shëndetësore.

Dermatologia e njohur Mona Gohara shprehet se një tjetër shenjë që na shfaqet tek thonjtë me kalimin e viteve janë disa vija nga kutikulat deri te maja e thoit.

Pra, pse ndodhin këto ndryshime të thonjve? Disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të kenë thonj të dobët. Por me kalimin e moshës reduktohet sasia e gjakut të pasur me oksigjen apo lëndë ushqyese duke krijuar akoma më shumë shenja tek thonjtë.

Në raste më të rralla, këto vija tek thonjtë mund të paralajmërojnë dhe probleme serioze shëndetësore si përshembull diabeti, anomalitë e tiroides apo sëmundjet e veshkave.

Mungesa e lëndëve ushqyese për shkak të një çrregullimi gastrointestinal gjithashtu mund të shkaktojë

“gërvishtje” tek thonjtë. E rëndësishme është në çdo rast të jemi më të vëmendshëm dhe të hapur ndaj ‘mesazheve’ që trupi na dërgon./tvklan.al

You may also like