Si të veshësh këmishën e bardhë në pesë mënyra? Na e mëson Xhemi, Orinda, Iva, Arjola dhe Armina

by admin
Spread the love

Kur flitet për veshje klasike dhe të pandashme nga garderobe, në krye të listës është këmisha e bardhë. Ajo vjen në prerje të ndryshme dhe vishet me çdo gjë, madje mund të quhet pasaporta e kombinimeve.

Nuk ke çfarë të veshësh për një takim formal? Nxirr nga dollapi një këmishë të bardhë. Do të biesh në sy në takimin e parë me atë? Vish një këmishë të bardhë.

Fatmirësisht ka pafundësi zgjedhjesh, duke nisur nga këmishat e gjera, tek ato të ngushta që theksojnë belin. Ne kemi veçuar 5 vajza të ekranit, të cilat kanë veshur së fundmi këmishë të bardhë dhe veç kësaj janë kombinuar totalisht ndryshe nga njëra-tjetra.

Orinda Huta ka veshur këmishë të bardhë të ngushtë me pantallona të shkurtra rozë, geta dhe xhaketë të zezë.

Xhemi veshi këmishë të bardhë të gjerë me një crop top të zi dhe pantallona që ngjajnë si tuta. Këmishën e la hapur.

Iva Tiço u shfaq ca më klasike me një këmishë të bardhë me mëngë treçerekshe, të futur në pantallona xhinse dhe e kombinoi veshjen me sandale të bardha për të thyer gjithë thjeshtësinë.

Armina Mevlani e veshi këmishën me xhinse të thjeshta, por ja la krahët e lirë në fund. Këmisha nuk është shumë e ngushtë.

Ndërsa Arjola Shhehu, veshi atlete me një fund me kuadrata, këmishë të bardhë të futur brenda dhe sipër i shtoi veshjes një pulovër që të mban ngrohtë, por është edhe trendy.

You may also like