Si duket kisha e parë në Turqinë post-osmane – Shqip

by admin
Spread the love

Kisha e parë e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i republikës do të përurohet të dielën në qytetin bregdetar Yesilkoy në pjesën evropiane të Stambollit.

Guri i themelit për ndërtimin e Kishës Ortodokse Siriane të Shën Efremit u vendos në vitin 2019 në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti i Fondacionit Sirian Kadim në Stamboll, Sait Susinthe, tha se ishte shumë i emocionuar për faktin që ndërtesa e re imponuese fetare do të hapë dyert e saj për besimtarët.

Procesi i ndërtimit që nga vetë ideja zgjati dhjetë vjet dhe hapja e planifikuar fillimisht u vonua për shkak të tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë në shkurt.

“Ne donim të kishim një hapje më 19 shkurt, por tërmetet e 6 shkurtit na ndaluan. Ishte një tragjedi e madhe për vendin. Në rrethana të tilla nuk bëhej fjalë të kishim një ceremoni hapjeje”, tha Susinthe.

Ai theksoi se komunitetet siriane në mbarë botën po e ndjekin nga afër këtë proces dhe se shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në hapjen ceremoniale.

“Telefonat tanë po bien vazhdimisht. Ky është gjithashtu një prestigj për vendin tonë. Ai dërgon një mesazh pozitiv për vendin tonë. Shpresoj që lutjet e bëra këtu do të jenë të një rëndësie kyçe në forcimin e unitetit dhe bashkimit të vendit tonë”, shtoi Susinthe.

Kisha u projektuar si një ndërtesë pesëkatëshe. Një kat i kishës është i rezervuar si një sallë kulturore për mbledhjet e komunitetit pas lutjeve, si dhe për takime dhe konferenca. Kati perdhe ka zyra, dhoma miqsh dhe parking. /tesheshi.com/

You may also like