“Shumica u kthyen! U dhanë me vete një panine, ujë, çokollatë dhe…”, Fevziu përkujton eksodin e shqiptarëve – Shqip

by admin
Spread the love

Këtë Gusht bëhen 32 vjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Më 7-8 Gusht të vitit 1991 mbi 20 mijë veta hipën në anijen ‘Vlora’, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba. Më pas iu drejtuan Barit, ku udhëtuan 36 orë në kushte të këqija.

Këtë ditë e ka përkujtuar edhe gazetari e moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu. Ai kujton se mbërritja e shqiptarëve që shokuese për italianët dhe gjithë botën. Pasi i mbyllën në stadiumin e Barit në diell, pjesa më e madhe u kthyen pas datës 15 Gusht.

“Bari, Gusht 1991. Këto janë pamjet biblike të eksodit të Shqiptareve drejt Italisë më 7 – 8 Gusht 1991. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen Vlora që sapo ishte kthyer nga Kuba dhe u drejtuan për në Bari. Ata udhëtuan 36 orë në kushte të skëterrshme dhe mbërriten në Bari mbasditen e datës 8 Gusht. Mbërritja e shqiptarëve qe shokuese për italianet dhe gjithë botën. Refugjatet u mbyllën për 5 ditë në stadiumin e Barit, në diell. Pjesa më e madhe u kthyen pas datës 15 Gusht. Me vete ju dhanë një panine, një shishe ujë, një çokollatë dhe 50 mijë lireta”, shkruan Fevziu.

Anija ‘Vlora’ ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri.

Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë./tvklan.al

You may also like