Shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë

by admin
Spread the love

Këngëtari i mirënjohur, Korab Shaqiri, është shprehur i shqetësuar për situatën e migrimit në Kosovë.

Artisti është prekur me të lexuar një shkrim në REL, ku tregohej rrëfimi i një të riu nga Istogu, që dëshironte të largohej nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.

Shaqiri shfrytëzoi rastin për të bërë një apel, pasi e lexoi rrëfimin e të riut i cili më pas e ndau atë me ndjekësit e tij në  Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Ai ka postuar në InstaStory një fotografi të artikullit ku më pas ka shkruar në mbishkrimin e saj shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje.

“Ikja e të rinjve nga Kosova…Kjo dhimbje e madhe për vendin tonë. Shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë. Vetëm në vitin 2019 kanë marrë viza pune 35 000 persona në një ambasadë”, ka shkruar Korabi në InstaStory.

Kujtojmë se, çështja e migrimit në vend vazhdon të jetë një problematikë e lartë me të cilën Kosova përballet prej vitesh si dhe mendohet  që kjo është edhe një nga arsyet që ka shfaqur pengesë në liberalizimin e vizave.


You may also like