Shqiptarja që e puthi posterin e Vuçiqit, habiteni se kush është

by admin
Spread the love

Motra e Emina Çunmulajt në delir për mandatin e tretë të Vuciqit, puthë posterin e tij

Javën e kaluar, Aleksandar Vuciq fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.

Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Vajza nga Malësia i është gëzuar tejmase fitores së Vuciq, siç e ka shprehur haptazi vet, në rrjete sociale.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Vuciq në gjenocidin ndaj popullatës civile në Kosovë, mohimi në mënyrë të turpshme ndaj krimeve serbe në Kosovë, mungesa e empatisë dhe kërkimfaljes, qasja e tij autoritare, destruktive edhe sot duket të mos jenë problem për bashkëkombësen tonë, Pepin.

Tragjikisht, për të, e ardhmja është premtuese nën drejtimin e një politikani me mëkate të panumërta nga e shkuara. Prive.al


You may also like