Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët kufitar, Rama e Kovaçevski monitorojnë pikën në Qafë Thanë

by admin
Spread the love

Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qafë Thanë së bashku me Kovaçevskin për të monitoruar programin.

Kjo sipas Ramës, do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave me procedura më të thjeshtëzuara.

“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.”– shkruan Rama.

You may also like