Shqetësuese rritja e tenderëve sekret, të sqarohet përdorimi i parasë publike – Shqip

by admin
Spread the love

LDK vlerëson se rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat nga ana e Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin.

Me anë të një komunikate për media, LDK vlerëson se rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike.

“LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dinë; pra janë të aftë vetëm për propagandë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor, por sipas tyre, pushteti ikë.

“Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona. Sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm 3 vite qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro. Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq”.

“Nga viti i parë sa ishte 30 milionë euro, në vitin e dytë u bënë 70 milionë; përderisa në vitin e tretë janë bërë gjithsej 109 milionë euro. Ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë nënshkruar 7 tenderë sekret, në vlerë prej 4.1 milionë euro. Nga 781 tenderë sekret, tani janë 788, ndërsa nga 209 milionë euro, tashmë janë 213 milionë euro. Pra nga 1 milionë euro në ditë po i jep kjo Qeveri”.

You may also like