Shpëtohet personi që kishte tentuar ta lëndojë veten te liqeni i Livoçit – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës në bashkëpunim me psikologun kanë arritur që ta bindin të zbresë një qytetar i cili kishte hipur mbi pendën e liqenit të Livoçit për ta lënduar veten.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndojë vetën te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arritur që ta bindin dhe personi është tërhequr nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve”, ka shtuar Hashani.

Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti.

You may also like