Shpërthimi në Paris, një person vazhdon të jetë akoma i zhdukur – Shqip

by admin
Spread the love

Një person vazhdon të jetë akoma i zhdukur, pas një shpërthimi që ndodhi dje në Paris.

Si pasojë e këtij shpërthimi, gjashtë persona mbeten në gjendje kritike, ndërsa rreth 50 të tjerë u plagosën, ku sipas zyrës së prokurorit të Parisit, numri mund të mos jetë përfundimtar.

Sipas ministrit të Shëndetësisë së Francë, Farncois Braun, disa nga të plagosurit kanë pësuar “djegie jashtëzakonisht të madhe”, ndërsa të tjerët kanë pësuar “lëndime traumatike” si pasojë e shpërthimit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Laure Beccuau, prokurorja e Parisit tha se shenjat e para tregojnë se shpërthimi i gazit erdhi nga brenda ndërtesës së Akademisë Amerikane të Parisit.

You may also like