Shpërthen keq Artan Fuga: Latë nam, të hapen dyert e selisë së PD për fraksionet dhe intelektualët

by admin
Spread the love

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, ka komentuar mbylljen e dyerve të selisë të Partisë Demokratike nga ana e Lulzim Bashës, ku thekson se duhet që të hapen dyert e selisë së PD-së për fraksionet dhe intelektualët.

Postimi i profesorit Artan Fuga:

Pikërisht reforma që pritej për ta sjellë opozitën në pushtet:
“Nga dera kryesore e ndërtesës hyn dhe del vetëm kryetari i Partisë !”
Madje u bë edhe një provë sot përpara medias ! Një zonjë drejtuese që gjoja tentoi të hynte andej në formë spektakli para medias u la jashtë!
Nuk bëjmë lëshime, jemi, parimorë !
Ore mos jam në ëndërr unë!
Hapni ore portat jo vetëm të ndërtesës, por edhe të mendjes për deputetët, për shoqërinë civile, për demokratët e thjeshtë, për ata që brenda partisë mendojnë kundër, për fraksionet, për intelektualët, latë nam mo”, shkruan ai.

You may also like