Shpenzoi 600 mijë euro për t’u dukur si Kim Kardashian, modelja: Jam penduar!

by admin
Spread the love

Një ish-modele e Versace, e cila shpenzoi mbi 600,000 euro për operacione për t’u dukur si Kim Kardashian, thotë se i vjen keq për vendimin e saj, si dhe tani po e kthen transformimin.

Jennifer Pamplona i ka kaluar shtatë vitet e fundit duke pompuar trupin e saj me mbushës për të përmbushur përpjekjen e saj për t’u dukur si idhulli Kim Kardashian.

Por 29-vjeçarja tha se shpejt e kuptoi se të dukej si modelja më e famshme në botë, nuk ishte gjithçka që duhej të ishte, si dhe do donte që ajo të mos i fillonte kurrë operacionet.

“Unë po bëja operacione të ndryshme për t’u dukur si Kardashian. Isha e lumtur që kisha këtë pamjen e Kardashiansve dhe kjo më bëri me para dhe e shijova jetën.

Isha e lumtur, por tani, thjesht dua të më njohin se kush jam në të vërtetë. Unë shihesha në pasqyrë dhe njerëzit më quanin Kardashian dhe më pas filloi të bëhej e bezdisshme.

Tani nuk dua të jem një hije e dikujt tjetër, dua të jem unë. Kurrë nuk kam menduar të dukem si një Kardashian dhe nuk doja, por kur njerëzit më krahasonin me të shfrytëzova rastin dhe e bëra një punë të madhe. Më solli famë dhe para, por kaq”, u shpreh modelja braziliane.

You may also like