Shpalli Zgjedhjet në FRPD, Lulzim Basha thërret në takim grupin e punës

by admin
Spread the love

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të takojë paraditen e sotme grupin e punës për procesin e FRPD. Siç mëson gazetari Juxhin Mustafaraj, takimi do të nisë në orën 11:00.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Shpallja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka agravuar edhe më shumë situatën në selinë blu. Kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi, doli kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar atë si nul.

Zgjedhjet në këtë forum vijnë dy vite pa mbarimit të mandatit të Këlliçit. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Vendimi i kryedemokratit Basha, për të shpallur zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD erdhi 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillojë një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.

You may also like