Shoqëroi mikun në Obiliq për ta marrë një eskavator, vushtrriasi gjeti vdekjen (VIDEO)

by admin
Spread the love

59 vjeçari me inicialet, B.D mori lëndime në një kompani ndërtimi lëndime të cilave nuk arriti të ju mbijetoj.

Klan Kosova merr vesh jo zyrtarisht se i ndjeri kishte shkuar në këtë firmë me një mik të tij, i cili kishte për të marrë aty një eskavator dhe derisa po e vendosnin në mjetin transportues i ndjeri është lënduar.

Pronari i kompanisë nuk ka pranuar të tregojë detaje për ngjarjen, pasi siç tha me rastin do të merren organet e rendit.

E zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rreth orës 10:30 janë informuar nga QKUK se një person i lënduar është dërguar për trajtim.

“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.” deklaroi Ahmeti.

Kurse Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se viktima atje kishte shkuar pa shenja jete, me lëndime në kokë e trup.

You may also like