Shmangu disfatën e Anglisë, Bellingam: Do na kishin futur në kazan po të humbnim

by admin
Spread the love

Xhud Bellingam shpërdoroi shumë kundër Belgjikës, por ishte ai që në fund shmangu humbjen me prekjen e fundit të ndeshjes në “Uembli”. Mesfushori i Realit është i lehtësuar për shmangien e humbjes dhe e pranoi një gjë të tillë edhe pas ndeshjes, duke folur për mikrofonat e televizionit “ITV”:

“Goli më pëlqeu. E dija se në çfarë kazanësh do të ishim futur në rast se do të kishim humbur dy ndeshjet radhazi. Me shumë nga këta djem nuk kisha luajtur kurrë më përpara. Ne duhet të fitonim me të gjitha shanset që krijuam. Por këto janë dy ndeshje që do të na ndihmojnë. E di që njerëzit do të jenë negativë, por ne duhet të marrim aspektet pozitive”.

Pastaj ai u ndal të komentonte edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet trajneri Garet Sauthgejt për shkak të numrit të madh të dëmtimeve: “Ti i beson të gjithëve që vijnë në skuadër dhe ata janë të gjithë atje, sepse janë lojtarë të mirë. Është e vështirë për trajnerin, ju i planifikoni këto ndeshje sepse prisni një ekip të plotë dhe shëndetshëm. Jam i sigurt se menaxheri do të jetë i kënaqur me mënyrën se si ne luajtëm. Ju kurrë nuk jeni të kënaqur me një humbje ose një barazim, por ne duhet të jemi të kënaqur me mënyrën se si luajtëm”.

Pastaj elozhet për paraqitjen e debutuesit 18- vjeçar, Kobi Maino, duke vlerësuar talentin e Mançester Junajtidit në mesfushë: “Ai luajti mirë sonte. Është e vështirë, unë po flas si kokë e vjetër dhe e di që ka zhurmë për zgjedhjen e tij, por ai është padyshim një lojtar brilant, që do të ketë një të ardhme të shkëlqyer për Mançester Junajtid dhe shpresojmë edhe për Anglinë”.

Ndërkohë që Xherrod Bouen shtoi se Anglia meritonte të fitonte: “E lamë vonë, por me rastet që krijuam duhet ta kishte fituar ndeshjen. Prandaj jemi pak të zhgënjyer, sepse mund të kishin qenë dy humbje radhazi dhe nuk është ky standardi i Anglisë. Merituam më shumë sesa një barazim”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like