SHKUP – MV tronditet nga rrëmbimi dhe vrasja e një adoleshenteje

by admin
Spread the love



SHKUP, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Historia e një vajze 14-vjeçare të rrëmbyer një javë më parë në afërsi të kryeqytetit Shkup dhe e gjetur e vdekur dje jo shumë larg vendit të rrëmbimit ka tronditur mbarë Maqedoninë e Veriut.

“Kërkimet kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë zonën me angazhimin e qindra vullnetarëve”, sipas autoriteteve policore dhe prokurorisë, lidhur me gjetjen e trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorcevska, e cila dyshohet se është vrarë në mënyrë brutale.

Ata raportuan gjithashtu gjetjen e trupit të një 74-vjeçari, në afërsi të qytetit të Velezhit, duke thënë se të dyja vrasjet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Në bazë të këtyre episodeve kriminale, besohet se ka pasur interesa personale dhe borxhe të papaguara.

Deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në të dyja vrasjet, ndërsa i dyshuari i katërt, që besohet se është personi kryesor dhe përgjegjës për veprat kriminale, është në arrati./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës


You may also like