Shkruajmë historinë – ndryshojmë realitetin e personave me pengesa – Shqip

by admin
Spread the love

NËNSHKRUHET RREGULLORJA PËR VLERËSIM FUNKSIONAL TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME PENGESA

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Qeveri kanë nënshkruar Rregulloren për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa.

Rregullorja, sic percjell KlanM, gjatë tri viteve të kaluara, ishte përgatitur me bashkëpunim të ndërsjelltë të Ministrive për Punë dhe Politikë Sociale, të Shëndetëisë, të Arsimit dhe Trupit Koordinativ Kombëtar për implementimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me pengesa në RMV, me mbështetje të UNICEF-it.

“Është një e arritur e madhe që sektorët për shëndetësisë, arsim dhe mbrojtje sociale në RMV punojnë bashkë për të përparuar dhe përmirësuar të drejtat dhe standardin jetësor të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa. UNICEF-i do të vazhdojë me mbështetje ndaj Qeverisë dhe komuniteteve” – tha Patricija Di Xhovani, UNICEF RMV.

Me këtë Rregullore, sic njofton KlanM, rirregullohet mënyra e funksionimit të trupave profesionale, mënyra e kryerjes së vlerësimeve dhe mënyra e realizimit të mbështetjes shtesë nga fusha e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 26-vjecare.

Autoritetet e Qeverisë, sic percjell KlanM, thanë se sot kanë shkruar historinë, për shkak se, sic thonë, po ndryshojnë realitetin e personave me pengesa. Premtojnë se nuk do të ndalen vetëm me kaq.

Në përgatitje e sipër është edhe propozimligji për sistem të vetëm vlerësimi, me cka personat me pengesa vetëm një herë do të duhet të shkojnë për vlerësime dhe në bazë të mendieve do të kenë mundësi t`u qasen të gjitha të drejtave që u takojnë sipas ligjeve të ndryshme. /KlanMacedonia/

You may also like