Shkoi të bënte të pasmet në Turqi, vdes nëna 26-vjeçare nga Britania

by admin
Spread the love

Një tjetër viktimë e turizmit mjekësor në Turqi. Këtë herë është një nënë 26-vjeçare nga Mançesteri, e cila shkoi në Turqi për ngritjen e të pasmeve, një operacion plastik mjaft i zakonshëm tek femrat.

26-vjeçarja Demi Agoglia, nënë e tre fëmijëve, nga Salford, Mançester, besohet se ka pësuar një atak në zemër të shkaktuar nga një emboli dhjamore, edhe pse mjekët thanë se operacioni i saj ishte i suksesshëm dhe ajo ishte liruar nga spitali dhe po përgatitej të kthehej në shtëpi.

Agoglia, në hotelin ku po qëndronte për pak kohë me bashkëshortin e saj, u ankua për dhimbje gjoksi vetëm disa orë para se të kthehej në Mançester, transmeton The Sun.

Sipas familjes së saj, ajo u kthye me urgjencë në klinikën e Stambollit për një kontroll, por pësoi një atak në zemër ndërsa ishte në një taksi që po e çonte në spital. Burri i saj, Bradley Jones, kreu të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën, por dështoi. Nëna e re humbi jetën kur mbërriti në spital, pavarësisht se mjekët e çuan në terapi intensive.

Vëllai i 26-vjeçares, Carl, i cili është 37 vjeç, tha se familja dhe partneri i saj u përpoqën ta ndalonin atë që të vazhdonte operacionin pasi ata ishin të shqetësuar për sigurinë e saj, pasi po në Turqi kishte bërë një operacion për dhëmbët që i kishte shkuar keq, por ajo nuk ishte bindur.

 

The post Shkoi të bënte të pasmet në Turqi, vdes nëna 26-vjeçare nga Britania appeared first on American Eye.

You may also like