Shkëmbim në aksin Romë-Londër, për të mbajtur Lukakun verdhekuqtë janë gati t’i rikthejnë Çelsit një tjetër sulmues

by admin
Spread the love

Edhe pse kundër Interit, ishte një nga më lojtarët më të dobët në fushë, Romelu Lukaku ka bërë mirë me Romën këtë sezon, me verdhekuqtë që janë gati t’i sigurojnë të gjitha shërbimet e tij pasi të përfundoi huazimi.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, klubi kryeqytetas po bën gati një ofertë shkëmbyese për të bindur drejtuesit e Çelsit.

Roma është gati t’i ofrojë “Bluve” të Londrës Tami Abraham, sulmuesi që erdhi pikërisht nga Çelsi në verën e 2021.

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e “Bluve”, të cilët negociatat duan t’i nisin verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

The post Shkëmbim në aksin Romë-Londër, për të mbajtur Lukakun verdhekuqtë janë gati t’i rikthejnë Çelsit një tjetër sulmues appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like