Shkëlqen me Lokomotiva Zagreb, Jon Mersinaj mes yjeve të javës

by admin
Spread the love

Fati nuk ka qenë me të, pasi dëmtimet e kanë penalizuar. Tani Jon Mersinaj është rikthyer dhe në ndeshjen e fundit të Lokomotiva Zagreb ai ishte titullar.

Qendërmbrojtësi, i ftuar disa herë edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, ka bërë një ndeshje të mirë në fitoren e skuadrës së tij kundër HNK Gorica me rezultatin e pastër 2-0.

Mersinaj është vlerësuar me notën 7.5 nga Sofascore dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 25-të në kampionatin kroat.

Kjo tregon dhe formën në rritje të mbrojtësit, që është një titullar i rëndësishëm i Lokomotiva Zagreb, klub që në vitin 2018 e la një vit Mersinajn në huazim te Laçi. / oversport.tv

You may also like