Shkeljet e të drejtave të punëtorëve – vetëm 33 inspektorë të punës janë aktiv

by admin
Spread the love

Instituti Demokratik i Kosovës
(KDI), ka mbajtur tryezën me temën “A (Pse) duhet rritur numri i inspektorëve
të punës në Kosovë?!”, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i
KDI-së tha se punëtorët nuk kanë guxim që të raportuar për padrejtësitë që u bëhen
nga punëdhënësit në sektorin privat.

“Një numër i ankesave që na i
marrim ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve kryesisht me sektorin privat. Sidomos
gjatë pandemisë punëtorët ose rastet që janë paraqitur në KDI kanë të bëjnë me
sferën e punës ku ata janë të angazhuar, por jo me emrin e tyre apo me emrin e punëdhënësit”.

“Kjo është problematikë në vete që
punëtorët sot nuk arrijnë të kenë guximin mjaftueshëm për të shfaqur edhe emrat
e kompanive, bizneset private përmes të cilave u cenohet e drejte e tyre”.

Ai tha se të punësuarit nuk kanë
njohuri të mjaftueshme për të drejtat e tyre bazike e se nuk kanë informacion
se ku mund të ankohen.

“Ne kemi mundësuar që përmes
platformës online në mënyrë anonimë të paraqesin raste”.

Verolinda Berisha, hulumtuese në
KDI, ka sqaruar se kanë ofruar ndihmë juridike falas për më tepër 3 000 qytetarë.

Sipas saj, shkelja më e shpeshtë që
ndodhë nga punëdhënësi në raport me punëmarrësin është kontrata e punës.

Hulumtuesja e KDI-së tha se puna
me orar të tej zgjatur sidomos në sektorin privat është pothuajse “normale”.

“Një numër i madh i raportimeve që
vijnë të ne kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në vendin e
punës si në sektorin privat ashtu edhe më sektorin publik”.

“Problemet kronike me të cilat
ballafaqohen punëtorët e sektorit privat janë informaliteti dhe mungesa e
sigurisë së shëndetit në punë. Informaliteti si problem është diskutuar vazhdimisht
vlerësohet se një numër shumë i madh i punëtorëve të sektorit privat punojnë pa
kontrata pune”.

“Shkelja më e shpeshtë që ndodhë
nga punëdhënësi në raport me punëmarrësin është pikërisht kontrata e punës”.

Ajo ka sqaruar se aktualisht
Kosova ka vetëm 39 inspektorë të punës mirëpo gjatë vitit 2020 kanë qenë vetëm
33 aktiv.

“Sipas standardeve të përcaktuara
nga Organizata Ndërkombëtare të Punës për çdo 10 000 të punësuar duhet të ketë
një inspektor pune. Nga shifrat zyrtare të të punësuarve në Kosovë në vitin
2020 Kosova do të duhej të kishte së paku 35 inspektorë pune”.

Anëtari i Komisionit për Buxhet,
Punë dhe Transfere, Eman Rrahmani tha se kur është votuar buxheti në Komision, propozimi
për shtimin e inspektorëve nuk ka kaluar. Rrahmani situatën në sektorin privat
e konsideron shqetësuese.

“Duhet një punë gjithëpërfshirëse
për me ardhur deri te përmasimi i situatës”.

Rrahmani tutje tha se bizneset kanë
vështirësi të jashtëzakonshme për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Përderisa deputeti i AAK-së Pal Lekaj
thotë se duhet të përgatiten kuadro për treg e punës, raporton EO.

“…këtë duhet ta bëjmë me
inspektime dhe me ligje. Inspektime më të shpeshta dhe sanksionime të lëtyre
dukurive negative”.

“Çka duhet së pari sa i përket inspektoratit,
ne kemi punuar.  Kur jemi të ligjet unë
besoj se nuk duhet me ekzistuar pozitë opozitë”.

You may also like