Shitorja e re “Sharri Markt” për zemër shqiptare në Neustadt të Vjenës

by admin
Spread the love

Në shitoren e re “Sharri Markt” në rrugën “Dreipappelstrasse” 21, bashkatdhetarja Shkodrane Krasniqi u ofron klientëve të saj gjithçka që dëshiron një zemër shqiptare, informon portali Shtegu. Për një kohë të gjatë, ajo ka punuar në tregti me pakicë dhe në tetor të vitit të kaluar vendosi të bëhet e pavarur: “Në punë vura re se sa produkte kosovare nuk ishin në tregtinë aaustriake me pakicë. Pra, kjo është pikërisht ajo që doja t’u ofroja njerëzve”, thotë 31-vjeçarja.

Në një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë ka një gamë të ndryshueshme dhe fikse të produkteve nga Kosova: “Të gjitha pazaret javore mund t’i bëni tek unë”. Ka gjithçka, nga frutat, perimet, mish, pasta dhe pije. Gjithashtu edhe gjera shumë tradicionale, duke përfshirë suxhuk dhe fasule të bardhë.

You may also like