Shiten pronat e konfiskuara të Sasho Mijallkovit

by admin
Spread the love

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu në rrjetin social facebook, njofton për shitje të pronave të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, përcjellë KlanM.

“Buxheti i shtetit është rritur për 244000 euro. Agjencioni realizoi me sukses shitjen e gjithsej 3 (tre) pasurive të paluajtshme të sekuestruara në përputhje me shpalljen publike për shitjen e pasurisë së konfiskuar, e cila u krye me ankand publik elektronik. Gjegjësisht, bëhet fjalë për 3 pasuri të paluajtshme të cilat sipas aktvendimit të formës së prerë të gjykatës KOK – PP nr. 283/2022 i janë konfiskuar z. Sasho Mijalkov. Mjetet e realizuara nga shitja do të rrisin buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 denarë ose 244.000 euro”, shkruan Driton Nebiu.

You may also like