Shira të rrëmbyeshëm në Indi, gazetari raporton me ujin deri në fyt

by admin
Spread the love

Një raportim i pazakontë ka ndodhur në Indi, ku me një mikrofon në njërën dorë, gazetari përpiqet të qëndrojë në këmbë, ndërsa vendi është i mbuluar nga uji.

Abhishek Upadhyay, një reporter me bazë në Nju Delhi që punon për ABP Neës, përshkruan vuajtjet e banorëve të Delhit, ndërsa përballen me ndikimin ekstrem të shirave të rrëmbyeshëm.

Nga ana tjetër, kalimtarët e shikojnë të ulur në një pjesë betoni, ndërsa disa të tjerë notonin përkrah tij, sipas Corriere .

India po përballet me shira të rrëmbyeshëm ditët e fundit, ndërsa Evropa po “shkrin “ nga temperaturat ekstreme.


Top Channel

You may also like