Sheshko drejt Italisë – Shqip

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Leipzigut, Benjamin Sheshko prej edicionit të ardhshëm pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A të Italisë.

“Corriere dello Sport” raporton të premten se slloveni do ti bashkohet skuadrës së Milanit me të përfunduar edicioni aktual.

Mësohet se Milani është në negociata me Leipzigun dhe po shihet favorit për transferimin e tij në verë. Skuadra italiane është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, i cili po shihet si zëvendësim për francezin Olivier Giroud.

Sheshko në janar të vitit të shkuar iu bashkua Leipzigut nga Salzburgu dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2028. Këtë edicion, ai ka shënuar 8 gola në të gjitha garat për Leipzigun.

You may also like