Sherr në lokal, një i vdekur e 17 të plagosur në Prishtinë, mes tyre 14 femra

by admin
Spread the love

Një sherr me pasoja të rënda ka ndodhur në orët e para të së shtunës në një lokal në qendër të Prishtinës, ku nuk munguan as krismat e armëve. Bilanci i këtij konflikti që nisi në lokal dhe më pas u zhvendos në rrugë është 1 vdekur dhe 17 të plagosur, 14 prej të cilave janë vajza.

Sipas Shërbimit Spitalor të Prishtinës, personi që humbi jetën është i moshës 39-vjeçare.

Sakaq 7 persona janë plagosur me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta, nga qelqet e shisheve. Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, por sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Prishtinës në një reagim të sajin thotë se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes disa të dyshuarve, ku më pas janë përdorur armë zjarri.

You may also like