Sherr në klinikë | Punonjësi i klinikës sulmon fizikisht sigurimin – Shqip

by admin
Spread the love

Një keqkuptim mes një të punësuari brenda Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe një pjesëtari të sigurimit të klinikës, ka përfunudar me sherr fizik. Sipas raportimit të policisë, punonjësi i klinikës ka sulmuar me sende të forta punonjësin e sigurimit. Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

“Më datë 27.12.2022 në ora 23:00 në Stacionin Policor Qendër, A.V (29) nga fshati Gërçec i Shkupit, ka raportuar se rreth orës 18:00 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, derisa ishte duke kryer punë sigurie, pas një keqkuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht me sende të forta nga D.N, punonjës i Qendrës klinike”, thuhet në raportin e MOB-së./KlanMacedonia

You may also like