Shënoi dhe u dëmtua, flet sulmuesi i Milanit: Uroj mos të jetë diçka serioze

by admin
Spread the love

“Shpresoj që të mos jetë diçka serioz, por vetëm një problem i vogël i kofshës. Uroj të rikthehem sa më shpejt”, ky është komenti i Noah Okafor në profilin e tij në “Instagram” pas lëndimit të pësuar dje në fitoren ndaj Monzas me zviceranin që pati shënuar golin e 3-0 për Milani.

Ai nuk luajti dot as dhjetë minuta të plota pasi ndjeu një dhimbje pas një përpjekje për një pasim të gjatë. Pas ndeshjes u përfol për ngërçe, por me sa duket sulmuesi ka preferuar të japë vetë lajmet e para për dëmtimin.

Sot, ai dhe Pobega do të kryejnë testet instrumentale për të kuptuar problematikat përkatëse, teksa do të verifikohet edhe gjendja e Musahut që dje nuk u grumbullua pasi kishte ankuar mbilodhje në nivel muskulor.

PANORAMASPORT.AL

You may also like