Shehi: Episodi i penalltisë bëri diferencën, skuadra krijoi shumë në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake përballë Vllaznisë në klasiken e futbollit shqiptar.

“E nisëm mirë ndeshjen dhe e kishim në kontroll, por diferencën e bëri episodi i penalltisë, ku morëm goditje të dyfishtë. Më pas pësuam edhe golin e dytë, ishim me 10 vetë dhe gjithçka u bë më e vështirë. Lojtarët shpenzuan shumë energji. Në pjesën e dytë luajtëm mirë, shënuam shpejt. Kërkuam deri në fund, por nuk arritëm që të ndryshonim rezultatin.

Lojtarët i përgëzoj se në pjesën e dytë luajtën për përmbysje. U thashë lojtarëve në pushim, që të mos pësojmë më dhe të shënojmë sa më shpejt. I kishim rastet në pjesën e dytë, por i tillë është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Me vjen keq për rastet që krijuam, kundërshtari u mbyll. Humbja të mërzit, por ne prodhuam shumë dhe kjo më gëzon.

Zëvendësimet ishin të detyrueshme. U shfaqëm te porta kundërshtare në pjesën e dytë dhe besoj se këto ndërrime funksionuan. Mbajtëm në presion kundërshtarin dhe kishim raste të pastra shënimi.

Zëvendësimi i Xhixhës? Konsumoi shumë energji. Ishte një ndeshje e mirë kjo për Tiranën, pavarësisht rezultatit. Provuam të gjithë potencialin sulmues që kemi.

Pozicioni i Hasanit? Hasani luan në krah dhe si numër 10 më mirë se qendërsulmues. Kemi Patrick për rolin e “pykës”, por ngaqë ka ardhur më vonë, sa të kapi formën dhe Hasani do të shkojë në pozicionin e tij natyral”, ka thënë tekniku i bardhebluve. / Oversport.tv

You may also like