Shefi i OSBE-së në Kosovë për rastin e Klan Kosovës: I rëndësishëm, po përcillet nga afër si në Kosovë ashtu edhe ndërkombëtarisht

by admin
Spread the love

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka quajtur të rëndësishëm rastin e Klan Kosovës, duke thënë që situata po përcillet me vëmendje ndërkombëtarisht.

“Së fundmi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregut si dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve vendosën që ta pezullojë regjistrimin e certifikatës së Shqip Sh.P.K. Kjo ishte hera e parë në Kosovë që një certifikatë biznesi e një transmetuesi ishte suspenduar në një mënyrë të tillë, duke ngritur pikëpyetje nëse suspendimi i certifikatës së biznesit mund të çojë në revokimin e licencës së Klan Kosovës për transmetim”, ka thënë Davenport të publikuar në faqen e misionit të OSBE-së në Kosovë, përcjell Shqip.

“Një hap i tillë do të ishte i paprecedentë. Me këtë rast është thelbësore, mbi të gjitha që të sigurohet respektimi i procesit të rregullt sipas ligjit, që implikimet e plota të një hapi të tillë për lirinë e mediave dhe për pavarësinë e organeve rregulluese të mediave duhet të konsiderohen me kujdes”.

“Me këtë rast, isha i lumtur kur pashë njoftimin e KPM-së më 16 qershor, që shtyu vendimin për 30 ditë, duke i dhënë kohë Klan Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim të Biznesit  për t’i adresuar çështjet e ngritura”.

“Është imperativ që Ministra dhe Agjencia të sigurojnë proces të rregullt dhe ta respektojnë sundimin e ligjit në vendimmarrjen e tyre, duke pasur parasysh që në të njëjtën kohë zbatimi i kërkesave të arsyeshme ligjore nuk duhet të sjellë kërcënime të pajustifikueshme ndaj ushtrimit të lirisë mediatike, siç e garanton Kushtetuta”.

Ai mes tjerash ka theksuar se ecuria e fuqishme e Kosovës në lirinë e mediave nuk duhet të rrezikohet nga vendimet e nxituara.

“Ky është një rast i rëndësishëm, e që do të përcillet nga afër në Kosovë dhe ndërkombëtarisht, ashtu si është evidentuar nga shumë reagime të cilat tashmë i kemi parë”.

“Është thelbësore që të gjitha institucionet relevante t’i kenë parasysh implikimet e gjera. Asgjë nuk duhet bërë që mund të vë hije mbi skenën e larmishme, të gjallë dhe pluraliste që është ndërtuar këtu për më shumë se dy dekada”, tha i pari i këtij misioni në Kosovë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

You may also like