SHBA – Trump kandidat zyrtar në primaret e republikanëve

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 4 mars /ATSH-ANSA/- Gjykata e Lartë e SHBA-së ka konfirmuar kandidaturën e Donald Trump në zgjedhjet paraprake në Kolorado, një nga 15 shtetet që do të votojnë nesër .

Gjyqtarët mbështetën ankesën e ish-presidentit për vendimin e Gjykatës së Lartë të shtetit për të penguar kandidimin e tij për shkak të rolit të tij në sulmin në Kapitol Hill sipas Amendamentit të 14-të, i cili ndalon zyrtarët e përfshirë në kryengritje kundër Kushtetutës të mbajnë poste publike.

Vendimi do të shërbejë gjithashtu si një precedent për të gjitha ankesat e tjera në pritje në shtetet e tjera.

Dispozita  gjithashtu thotë se Gjykata e Lartë, ku ka një shumicë prej gjashtë gjyqtarësh konservatorë kundër tre gjyqtarëve progresivë, vendosi njëzëri për pranueshmërinë e kandidaturës së Donald Trump në Kolorado.

Sipas gjykatës së lartë, shtetet nuk kanë autoritetin për të hequr një kandidat presidencial sipas Amendamentit të 14-të, “klauzola e kryengritjes” e Kushtetutës. Këtë fuqi e ka vetëm Kongresi.

Përshtatshmëria e manjatit u kundërshtua nga një grup dypartiak prej gjashtë votuesish, katër republikanë dhe dy ligjvënës të pavarur,  ndërsa Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi në favor të tij më 19 dhjetor.

Vendimi ishte lënë në pritje  të apelit dhe emri i Trump ishte shtypur tashmë në fletën e votimit.

Maine dhe Ilinois e kishin përjashtuar gjithashtu Trumpin nga votimi bazuar në amendamentin e 14-të, por tani do të duhet të zbatojnë vendimin.

Gjykata e Lartë do të duhet të zgjidhë së shpejti një çështje tjetër, atë të imunitetit presidencial të thirrur nga Trump në gjyqin federal për përpjekjet për të përmbysur votën e vitit 2020, e cila kulmoi me sulmin në Capitol Hill.

“Një fitore e madhe për Amerikën”, tha Trump pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pranueshmërinë e kandidaturës së tij në Kolorado. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like