“ShBA s’është neutrale”, Hovenier tregon pse Amerika s’përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur për rolin e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në fund të fundit, rezultati i këtij procesi është integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Ai duhet të jetë një proces i udhëhequr nga BE-ja që siguron që të gjitha aranzhimet, reformat dhe proceset të jenë në përputhje me standardet evropiane. Fati juaj është si pjesë e Bashkimit Evropian dhe jo si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, është e përshtatshme që Bashkimi Evropian të jetë kryesorja për këtë, me mbështetje jashtëzakonisht të fortë nga ne dhe kështu vazhdon të jetë”, ka thënë ambasadori amerikan për “Politiko”, raporton Gazeta10.

Ai tutje u shpreh që nëse do të ishin si ShBA në rolin e lehtësuesit ose negociatorit, me siguri do të duhej të ishin neutral.

“Epo, ne nuk jemi neutral. Ne e morëm vendimin në vitin 2008. Ne e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran. Unë ndonjëherë e krahasoj si pjesë të këtij procesi me shikimin e një ndeshje futbolli, ku tashmë mund të dini rezultatin përfundimtar në tabelën e rezultateve, e dini si përfundon ndeshja, e di se çka do të ndodhë në fund”, tha ambasadori.

Ambasadori Hovenier deklaroi po ashtu që si ShBA e nxisin fuqimisht këtë qeveri tani që të punojë me ta dhe Bashkimin Evropian për të zbatuar plotësisht detyrimet që i ka marrë sipas Marrëveshjes bazë, aneksit të zbatimit, ashtu siç flasim edhe me Serbinë për të avancuar këtë vizion./VOA

You may also like