SHBA – Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTok-un pavarësisht mosaprovimit të Trump

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 mars /ATSH/ – Senati amerikan votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një projektligj që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar kundër TikTok, një sfidë e madhe për një nga aplikacionet më të njohura të medieve sociale në botë, shkruan CNN.

Projektligji do të ndalonte TikTok nga SHBA, vetëm nëse platforma e medieve sociale,  e përdorur nga rreth 170 milionë amerikanë shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.

Nuk është ende e qartë se cila do të jetë e ardhmja e projektligjit në Senat. Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve ishte 352 kundër 65, me 50 demokratë dhe 15 republikanë që votuan në opozitë.

Ligjvënësit në favor të projektligjit argumentuan se ‘’TikTok përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se qeveria kineze përmes ByteDance mund të përdorë të dhënat e përdoruesve të aplikacionit të SHBA’’.

Projektligji do t’i japë ByteDance rreth pesë muaj për të shitur TikTok. Nëse nuk lëshohet deri atëherë, do të ishte e paligjshme që operatorët e dyqaneve të aplikacioneve si Apple dhe Google ta bëjnë atë të disponueshëm për shkarkim.

Përpjekja për miratimin e projektligjit është përballur edhe me kritikanga  ish-presidenti Donald Trump, dikur një mbështetës i ndalimit të platforms.

Krijuesit e TikTok dhe Pekini i janë përgjigjur me zemërim votimit me ministrinë e Jashtme të Kinës që e quajti atë një “akt ngacmimi”.

TikTok e quajti legjislacionin një sulm ndaj të drejtës kushtetuese për shprehje të lirë për përdoruesit e tij. Ajo filloi një fushatë thirrje për veprim brenda aplikacionit, duke u kërkuar përdoruesve të thërrasin përfaqësuesit në Uashington për të kundërshtuar projektligjin.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like