SHBA sanksionon drejtorin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë futur në listën e sanksioneve, Aleksandar Vulinin, drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

”Thesari nuk do të hezitojë të synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson, transmeton klankosova.tv.

”Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”.

”Sanksionimi i Aleksandar Vulin, nënvizon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë të angazhuar në marrëveshje korruptive që çojnë përpara agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Këto marrëveshje korruptive lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, thuhet mes tjerash në njoftim.

You may also like