SHBA – Përballet me pesë vite burg për vrasjen e shqiponjave dhe mijëra shpendëve

by admin
Spread the love

SIATËLL (SHBA), 21 mars /ATSH/ – Një amerikan, i akuzuar për vrasjen e mijëra zogjve të mbrojtur, është shpallur fajtor dhe rrezikon deri në pesë vite burg, sipas BBC.

Travis John Branson, 48 vjeç, ka vrarë mijëra shpendë përgjatë disa viteve dhe ka shitur puplat e tyre në tregun e zi.

Në mesazhet dërguar një blerësi, ai mburrej për “kryerjen e krimeve” dhe i konsideronte vrasjet si zbavitje.

Ai përballet me deri në pesë vjet burg kur të dënohet më 31 korrik në një gjykatë federale.

Brandon u shpall fajtor për konspiracion, trafik të paligjshëm të shqiponjave dhe shkelje të një ligji që ndalon trafikimin ndërshtetëror të kafshëve të egra të zotëruara ilegalisht.

Ai përballet me gjobë prej rreth 250 000 dollarësh.

”Së bashku me Simon Paul, ai ka vrarë rreth 3 600 zogj”, thonë hetuesit.

Paul, 42 vjeç, kërkohet për të njëjtat akuza.

Shqiponja është zogu kombëtar i SHBA-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like