SHBA – Pentagoni: Izraeli të mbrojë civilët në Gaza, ose do të mposhtet strategjikisht

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Shefi i Pentagonit po paralajmëron Izraelin se rrezikon një “humbje strategjike” në luftën e tij kundër Hamasit nëse nuk i vë veshin paralajmërimeve për numrin në rritje të viktimave civile në Gaza.

“Unë personalisht i kam shtyrë liderët izraelitë që të shmangin viktimat civile, të shmangin retorikën e papërgjegjshme dhe të parandalojnë dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor”, deklaroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. /os/

You may also like