SHBA miratoi projektligjin që ndalon TikTok, reagime të forta nga Kina, edhe përdorues amerikanë kundër

by admin
Spread the love

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka miratuar një projektligj që mund të çojë në ndalim e platformës TikTok, e krijuar nga një kompani kineze.

Por ky projektligj nuk është pritur me pozitivitet nga të gjithë, teksa disa persona kanë protestuar jashtë Shtëpisë së Bardhë. Me tabela në duar që shkruanin se “TikTok na ka ndihmuar që të rrisim biznesin tonë”, ose “Na ka ndryshuar jetën”, ata shprehin kundërshtinë për këtë projektligj.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës ka nxjerrë një sërë deklaratash në X, të cilat duket se janë një përgjigje ndaj votimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

“Kina nuk abuzon kurrë me kufizimet ndaj ndonjë vendi apo biznesi të caktuar. Kompanitë e huaja janë të mirëseardhura në tregun kinez me produktet dhe shërbimet e tyre, për sa kohë që respektojnë ligjet dhe dispozitat kineze. Kina nuk abuzon kurrë me kufizimet ndaj ndonjë vendi apo biznesi të caktuar. Kompanitë e huaja janë të mirëseardhura në tregun kinez me produktet dhe shërbimet e tyre, për sa kohë që respektojnë ligjet dhe dispozitat kineze”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Kjo pasohet nga një postim ku thuhet: Kushdo që të bëhet president i SHBA-së, shpresojmë që SHBA-të të ndjekin parimet e respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit të favorshëm dhe të punojnë me Kinën në të njëjtin drejtim për rritjen e qëndrueshme, të shëndoshë dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Pekini ka kritikuar prej kohësh përpjekjet për të shtypur kompanitë kineze në SHBA nën sugjerimet se ato janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, duke i quajtur lëvizje të tilla “konkurrencë të pandershme në treg”.


Top Channel

You may also like